Xhiroja e 33-të, nesër luhen dy ndeshje në elitë

Xhiroja e 33-të, nesër luhen dy ndeshje në elitë

E shtuna sjell dy ndeshjet e para të javës së 33-të dhe të fundit në elitën e futbollit vendor, ku sezoni tashmë ka marrë epilogun e tij. Vardari e ka mbyllur kampionatin si kampion i ri i vendit, ndërsa së bashku me Shkëndijën dhe Sileksin ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane.

Në anën tjetër, Shkupi, Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Rabotniçki do të garojnë sezonin e ardhshëm në Ligën e Dytë, ndërsa për mbijetesë në plej-of do të paraqiten Pelisteri dhe Brera Strumica, raporton SHENJA. Sa i përket ndeshjeve të së shtunës, Arsimi do të presë në orën 16:00 Struga Trim-Lum, ndërsa në orën 18:00, kampioni i ri Vardari do të përballet me Shkëndijën. /SHENJA/

MARKETING