Hungari, një i vdekur dhe disa të plagosur nga shpërthimi në kompleksin më të madh kimik

Hungari, një i vdekur dhe disa të plagosur nga shpërthimi në kompleksin më të madh kimik

Një person humbi jetën sot në një shpërthim në kompleksin më të madh kimik të Hungarisë, njoftoi kryeministri Peter Magyar në mediat sociale, transmeton Anadolu.

“Një shpërthim ndodhi këtë mëngjes në objektin e rrezikshëm ‘Olefin-1’ të Grupit MOL gjatë rinisjes pas mirëmbajtjes”, tha ai për incidentin në qytetin verior hungarez të Tiszaujvaros.

“Sipas informacionit fillestar, një person ka vdekur dhe shtatë persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda nga djegiet”, tha kryeministri hungarez.

Ai shtoi se operacionet e shuarjes së zjarreve janë duke vazhduar ndërsa konfirmoi se nuk janë zbuluar përqendrime të substancave të rrezikshme mbi kufijtë e pranueshëm.

MARKETING