Ademi i reagon Fillkovit: Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase, por kemi kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën tonë amtare
Njëri nga iniciatorët që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, i ka reaguar ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov sa i përket qëndrimit të tij për këtë çështje.
“Unë nuk e di se si Filkov, pas asaj proteste masive, ende vazhdon të mbajë qëndrim kundër dhe të simbolizohet si “mbrojtës i gjuhës maqedonase”. Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase, por kemi kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën tonë amtare. Gjithashtu, kryeministri ende insiston që çështja të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe ta zvarrisë edhe më tej këtë padrejtësi ndaj nesh. Pse na mundoni çdo herë? Pse jeni kaq kundër gjuhës shqipe? A ju frikëson aq shumë?”, ka shkruar Ademi.

