Mot i ndryshueshëm me erë dhe kushte për reshje të shiut
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Në pjesët e skajshme perëndimore dhe lindore do të ketë kushte me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e matur, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior me shpejtësi prej 50 kilometra në orë, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 13 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 19 deri në 26 gradë.
Në Shkup, pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të ketë erë mesatare, në disa pjesë të luginës erë herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë 24 gradë

