(VIDEO) Edhe Kroacia do të lëshojë viza afatgjata për për shoferët profesionistë

(VIDEO) Edhe Kroacia do të lëshojë viza afatgjata për për shoferët profesionistë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka njoftoi se në Kroaci është miratuar një ligj me të cilin shoferët profesionistë do të mund të marrin viza afatgjata. Nikolloski ka theksuar se kjo është realizim i marrëveshjes që e kishin bërë me, zëvendëskryeministrin dhe ministrin Oleg Butkoviq në janar të këtij viti. “Zvicra tashmë lëshon viza afatgjata, presim që edhe shtete të tjera t’ë bashkohen, vazhdojmë me zgjidhje konstruktive për shoferët tanë profesionistë”, ka deklaruar Nikolloski.

ALEKSANDËR NIKOLlOSKI, ZV/KRYEMINISTËR

Ky është një hap përpara në zgjidhjen e problemit që lindi me vendosjen e sistemit EES në zonën Shengen. Ky ligj do t’i ndihmojë shumë shoferët profesionistë maqedonas”.

Për shoferët kjo nënkupton, qëndrim dhe tranzit më i lehtë nëpër Kroaci dhe BE, shmangie e procedurave të shpeshta për rinovimin e dokumenteve dhe transport më i shpejtë dhe planifikim më i lehtë i rrugëve ndërkombëtare.

Përveç Kroacisë, edhe Zvicrës që tashmë praktikon lëshimin e vizave afatgjata, ministria e transportit pret që edhe shtete të tjera evropiane së shpejti t’i bashkohen kësaj nisme, me qëllim sigurimin e zgjidhjeve konstruktive për sektorin e transportit të RMV-së. /SHENJA/

 

MARKETING