(VIDEO) Debat në TV Shenja, përplasje BDI-VLEN për kërkesat e studentëve shqiptarë
Kërkesat e studentëve shqiptarë, të ngritura përmes protestave, kanë ndezur përplasje të reja në skenën politike. Debati u zhvendos mbrëmë edhe në studion e emisionit “Debat në Shenja”, ku përfaqësues të BDI-së dhe VLEN-it u përballën me akuza të drejtpërdrejta për mungesë force politike. Abul Selam Selami nga BDI-ja duke folur për jurisprudencën në gjuhën shqipe, po edhe implementimin e ligjit të gjuhëve që ishte një nga kërkesat e studentëve, akuzoi ministrin e drejtësisë Fillkov se po e interpreton Ligjin për gjuhët me qasje nacionaliste.
ABUL SELAM SELAMI – BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Qasja e gabuar del vet nga ministri i drejtësisë. Pse? Ai dmth, sipas qejfit të vet e interpreton ligjin. Dmth, këtë që e thash, neni 23 nga ligji I gjuhëve është i qartë, thotë harmonizim. Ai kapet dhe e thotë se ky është provim professional dhe në këto provime dhe nuk ka qasje ligji. Po atëherë ne i parashtrojmë pyetje ministrit Fillkov. Pse ligji për vozitje që është provim professional, jepet në dy gjuhë. Dmht ai bën intepretim si don vet. Shifet qasja e gabuar e atij se ka qasje nacionaliste”.
Ndërkaq përfaqësuesi i VLEN-it, Afan Elezi, nga e njëjta studio deklaroi se po punohet për zgjidhjen e çështjes së provimit të jurisprudencës, e cila mund të marrë kohë për një periudhë brenda dy muajsh.
Afan Elezi, përfaqësuesi i VLEN-it
“Po punohet që të zgjidhet çështja e provimit të jurispudencës, meqenëse qytetarët duhen ta kenë parasysh prej kur ekziston Maqedonia si shtet nuk është zgjidhur ky problem. Me vet faktin që flasim për një temë të tillë, flasim që nuk është zgjedhur në të kaluarën, dhe ne normalisht i jemi qasur seriozisht kësaj çështjeje ku edhe takimi i sotëm e tregon seriozitetin. Besoj se për shumë shpejt shembull, për dy muaj deri sa të vjen tek zgjidhja konkrete”.
Elezi tha se në të kaluarën studentët nuk mund të organizonin protesta për shkka të pengesës nga politika, ndërsa sot ata lirshëm mund të dalin dhe ta shprehin mendimin e tyre.
Anida Murati /SHENJA/

