(VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori

(VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori

Pas disa ditëve rresht që deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski drejtoi një sërë akuzash ndaj prokurëve Kollareviq dhe Abazin se sipas tij, për shkak të interesave familjare dhe personale, kanë amnistuar të dyshuarit e afërt me LSDM-në dhe BDI-në në rastin “Mazut”, me vlerë prej 167 milionë eurosh, sot, të njejta akuza, por me fjal të ndryshme, ka drejtua edhe deputeti i VMRO-së, Mile Lefkov. Sipas tij, raportet e Entit Shtetëror për Revizion dhe dëshmitë e MPB-së nuk kanë qenë të mjaftueshme që rasti të përfundojë në gjykatë. Ai deklaroi se prokurorja Kollareviq ka lidhje familjare me kuadro të zgjedhura nga LSDM-ja, ndërsa për prokurorin Abazi tha se ka lidhje të afërta me Ali Ahmeti dhe funksionarë të BDI-së. Sipas tij, “koalicioni” mes dy prokurorëve ka shpëtuar koalicionin politik LSDM-BDI.

MILE LEFKOV, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

Një nga skandalet më serioze dhe më të mëdha energjetike në historinë e Maqedonisë, nuk përfundoi në sallën e gjyqit, por u mbyll që në prokurori. A ka motive financiare për shkak të të cilave Kollareviq dhe Abazi heshtin dhe a është kjo arsya se pse e ndalën procedurën? Pse LSDM-ja nuk e dënoi këtë rast dhe nuk e ftoi Vasko Kovaçevskin të kthehet në Maqedoni? Pse Këshilli i Prokurorëve Publikë hesht dhe nuk heton nëse janë respektuar të gjitha procedurat në këtë rast më të madh financiar në sektorin e energjetikës”.

Ndërkaq, në lidhje me këtë çështje, sot, kanë reagur edhe nga Bashkimi Demorkatik për Integrim, të cilët, atë reagime i cilësojnë si “terror brutal dhe të papranueshëm ndaj drejtësisë. Në reagimin e partisë thuhet se fushata e përditshme me kërcënime dhe presione ndaj organit të akuzës, e udhëhequr sipas tyre nga Antonio Milloshoski, është skandaloze dhe e ngjashme me praktikat e Koresë së Veriut.

BDI

Në vend që të tregojnë guxim, të vendosen mbi situatën dhe të pranojnë vendimet juridike, ata luajnë rolin e Temu-prokurorëve, ndonëse nuk e kanë lexuar as raportin e Entit Shtetëror të Revizionit e as vendimin e Prokurorisë. Enti Shtetëror i Revizionit nuk ka asnjë ekspertizë për vlerësim teknik, por VMRO-ja vazhdimisht e mashtron opinionin publik. Përkundrazi, Prokuroria ka siguruar ekspertiza të posaçme si për cilësinë, ashtu edhe për dëmin”.

Nga BDI-ja akuzojnë Milloshoskin për retorikë antishqiptare dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore, duke theksuar se ai nuk ka kredibilitet moral, politik dhe juridik për të folur për drejtësi. Sipas partisë, ai ka shpëtuar nga përgjegjësia falë ndryshimeve në Kodin Penal. BDI njofton se për këtë, siç e quan, presion politik të paprecedent ndaj drejtësisë, tashmë janë informuar opinioni vendor dhe ndërkombëtar, ambasadat dhe organizatat relevante.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING