MPB për TV SHENJA: Nuk mbajmë përgjegjësi për studentët që u nisën nga Tirana për në Shkup por përfunduan në Kumanovë

MPB për TV SHENJA: Nuk mbajmë përgjegjësi për studentët që u nisën nga Tirana për në Shkup por përfunduan në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme distancohet dhe nuk mbanë përgjegjësi për faktin se dje studentëve shqiptarë të nisur nga Tirana ju devijua rruga dhe nuk përfunduan në Shkup për ku ishin nisur për të protestuar por përfunduan në rrugët e Kumanovës.
Nga MPB-ja për TV SHENJA thonë se ata nuk kanë marrë masa penguese ose për të kufizuar lëvizjen e personave që kanë hyrë në Maqedoni.
Ata shtojnë se përgjegjësi për këtë duhet të kërkojmë në institucionet tjera përgjegjëse, pa treguar se ku konkret duhet të drejtohemi.
“Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Policia Kufitare ka lejuar hyrjen në Maqedoninë e Veriut . MPB-ja nuk ka ndërmarrë asnjë masë për rikahëzim ose kufizim të lëvizjes së personave dhe autobusit pas hyrjes së tyre në shtetin tonë. Për informacione shtesë lidhur me lëvizjen dhe organizimin e transportit pas hyrje në shtet, duhet të drejtoheni tek institucionet tjera kompetente”, kanë thënë nga MPB për TV SHENJA.

MARKETING