Selami: Fillkov po e interpreton Ligjin për gjuhët me qasje nacionaliste
Përfaqësuesi i BDI-së, Abdul Selam Selami, ka kritikuar qasjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, lidhur me interpretimin e Ligjit për gjuhët.
Sipas Selamit, ministri po e interpreton ligjin sipas vlerësimeve personale dhe jo në mënyrë profesionale. Ai shton se, ndonëse Fillkov e cilëson ligjin si “profesional”, në praktikë, sipas tij, ai po e zbaton atë në mënyrë të njëanshme.
“Qasja e gabuar del vet nga ministry Fillkov. Pse? Ai sipas qejfit të tij e interpreton ligjin. Ai gjithashtu thotë se ky është ligj professional dhe nuk ka qasje ligji. Por ne i parashtrojmë Fillkovit pyetje. Pse ligji për vozitje jepet në dy gjuhë. Dmht ai bën intepretim si don vet. SHifet qasja e gabuar se ka qasje nacionaliste dhe gjithashtu shkaku se do të hiqet nga pozita e tij bën patriotizëm të rrejshëm”, deklaroi Selami.

