Mevlan Ademi: Tre studentë janë arrestuar

Mevlan Ademi: Tre studentë janë arrestuar
Screenshot

Mevlan Ademi, organizatori i protestës së mbajtur për kërkesën që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe, deklaroi se protesta ishte paqësore, ndërsa akuzoi për provokime dhe arrestimin e tre studentëve gjatë zhvillimit të saj.

“Sot kemi dalë të protestojmë në mënyrë paqësore, por gjatë rrugës po përballemi me provokime. Të dashur prindër dhe studentë, sapo mora lajmin se tre studentë janë arrestuar. Sot nuk kam ardhur të flas me ata, por me ju”, deklaroi Ademi.

Ai theksoi nevojën për barazi dhe respektim të të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në vend.

“Sa kohë duhet të presim që një shqiptar, në qytetin e tij, të flasë shqip? Sa kohë duhet të presim për të qenë qytetarë të barabartë në këtë vend? Ne këtu jemi autoktonë”, tha Ademi. /SHENJA/

MARKETING