(VIDEO) Kallëzim penal ndaj dy personave, fshehën mbi 7.4 milionë denarë tatim

(VIDEO) Kallëzim penal ndaj dy personave, fshehën mbi 7.4 milionë denarë tatim

Drejtoria e Policisë Financiare ka njoftuar se ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër dy personave për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “shmangie tatimore”. Drejtoria e Policisë Financiare, ka theksuar se dy të denoncuarit, për të përfituar dobi pasurore të kundërligjshme për veten dhe për personin juridik kanë dorëzuar bilanc tatimor për përcaktimin e tatimit mbi fitimin me të dhëna të rreme, sic thonë ata për vitet 2021 dhe 2022 nuk kanë dorëzuar fare bilance tatimore për përcaktimin e tatimit mbi fitimin.

DREJTORIA PËR PUNË FINANCIARE

“Veprimet e tyre kanë qenë në kundërshtim me evidencën kontabël dhe rezultatin financiar të paraqitur në bilancet bruto të shoqërisë. Nga llogaritë bankare të personit juridik janë tërhequr mjete financiare mbi baza të ndryshme dhe janë kryer pagesa që nuk lidhen me veprimtarinë e personit juridik, pa ekzistuar dëshmi në evidencën kontabël për arsyetimin ekonomik të tyre”

Drejtoria sqaroi se të denoncuarit, me vetëdije dhe me qëllim përfitimi të kundërligjshëm për veten dhe për personin juridik, nuk kanë përllogaritur, raportuar dhe paguar Tatimin mbi Fitimin në vlerë totale prej 7.200.200 denarësh dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale në vlerë totale prej 226.123 denarësh, po ashtu sipas tyre nuk kanë paraqitur dhe shlyer detyrimet ligjore tatimore në shumë totale prej 7.426.323 denarësh, duke dëmtuar për këtë shumë Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING