Haaretz: GJNP-ja ka lëshuar urdhërarreste sekrete për pesë zyrtarë izraelitë

Haaretz: GJNP-ja ka lëshuar urdhërarreste sekrete për pesë zyrtarë izraelitë

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka lëshuar urdhërarreste sekrete kundër pesë zyrtarëve izraelitë, përfshirë tre politikanë dhe dy pjesëtarë të ushtrisë, raportoi të dielën gazeta izraelite Haaretz, transmeton Anadolu.

Lajmi vjen ndërkohë që gjykata me seli në Hagë kishte lëshuar tashmë në nëntor 2024 urdhërarreste kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Nga GJNP-ja nuk ka pasur ende ndonjë deklaratë në lidhje me lajmin. Nëse konfirmohet, kjo do ta çonte në shtatë numrin e zyrtarëve izraelitë që përballen me urdhërarreste nga gjykata.

Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 72.000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 172.000 të tjerë gjatë luftës dyvjeçare në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.

Ushtria vazhdon sulmet pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor 2025, duke vrarë mbi 870 persona dhe duke plagosur më shumë se 2.540 të tjerë që nga ajo kohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

MARKETING