Trump: Vritet udhëheqësi i dytë më i lartë të ISIS-it në Afrikë në një sulm të përbashkët SHBA-Nigeri

Trump: Vritet udhëheqësi i dytë më i lartë të ISIS-it në Afrikë në një sulm të përbashkët SHBA-Nigeri

Presidenti Donald Trump njoftoi vonë të premten se në sulme të përbashkëta të SHBA-së dhe Nigerisë është vrarë lideri i dytë më i lartë i ISIS-it në nivel global, në kuadër të një operacioni të përbashkët ushtarak, transmeton Anadolu.

“Sonte, me urdhrin tim, forcat e guximshme amerikane dhe Forcat e Armatosura të Nigerisë ekzekutuan në mënyrë të përkryer një mision të planifikuar me kujdes dhe shumë kompleks për të eliminuar terroristin më aktiv në botë nga fusha e betejës”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Trump tha se Abu-Bilal al-Minuki “mendonte se mund të fshihej në Afrikë”, por pretendoi se burimet amerikane të inteligjencës kishin gjurmuar lëvizjet e tij.

“Ai nuk do të terrorizojë më popullin e Afrikës dhe as nuk do të ndihmojë në planifikimin e operacioneve kundër amerikanëve”, tha ai. “Me eliminimin e tij, operacioni global i ISIS-it është dobësuar ndjeshëm”, shtoi Trump.

Ai gjithashtu falënderoi qeverinë e Nigerisë për partneritetin në operacion.

Nigeria prej kohësh përballet me sulme nga grupe të armatosura, përfshirë grupin ekstremist Boko Haram dhe ISWAP-in, i lidhur me ISIS-in (DEASH), në pjesë të ndryshme të vendit.

Qeveria ka ndërmarrë hapa për të adresuar kërcënimin, përfshirë dislokimin e trupave dhe bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë.

Në shkurt, SHBA-ja dislokoi rreth 100 ushtarë në veri të Nigerisë për të ofruar trajnim, shkëmbim informacioni të inteligjencës dhe mbështetje teknike për forcat lokale, ndërsa sulmet nga grupet e armatosura u shtuan.

MARKETING