Izraeli pretendon se ka shënjestruar shefin e krahut ushtarak të Ha’masit në një sulm në Gaza
Izraeli pretendoi sot se ka shënjestruar shefin e krahut ushtarak të Hamasit, Izz al-Din al-Haddad, në një sulm ajror në qytetin e Gazës, sipas raportimeve të mediave izraelite, transmeton Anadolu.
Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz kanë njoftuar se ushtria izraelite ka kryer sulmin duke synuar al-Haddadin.
Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga Hamasi lidhur me pretendimin izraelit.

