Shkëndija humb titullin, Vardar shpallet kampion i ri i Maqedonisë së Veriut
Vardari është shpallur kampion i Maqedonisë së Veriut një javë para përfundimit të sezonit, pasi mposhti 1:0 Strugën në kuadër të xhiros së 32-të në elitë. Golin e vetëm të takimit e realizoi Cvetkoviq në minutën e 5-të, rezultat që i siguroi skuadrës nga Shkupi titullin kampion. Pas këtij triumfi, Vardari kryeson renditjen me 80 pikë, gjashtë më shumë se Shkëndija, e cila në ndeshjen e saj fitoi 2:1 ndaj Brerës. Në takimin tjetër të ditës, Arsimi triumfoi me rezultat minimal 1:0 kundër Sileksit. Ndryshe xhiroja e 32-të vazhdon nesër me ndeshjet Bashkimi – Makedonija Gjorçe Petrovi, Shkupi – Rabotniçki si dhe Tikveshi – Pelisteri. /SHENJA/

