Maqedonia e Veriut ka vendosur të hapë ambasadë në Lituani

Maqedonia e Veriut ka vendosur të hapë ambasadë në Lituani

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Qeveria ka vendosur të hapë Ambasadë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Lituanisë, me seli Vilnius.

“Vendosja e një pranie diplomatike të përhershme rezidente në Vilnius do të kontribuojë në forcimin e dialogut të drejtpërdrejtë politik midis dy vendeve, duke përfaqësuar në mënyrë më efektive interesat tona kombëtare dhe duke promovuar bashkëpunimin dypalësh me këtë vend të rëndësishëm mik.

Ambasada në Vilnius do të ketë gjithashtu një rol më të gjerë rajonal, duke përfaqësuar një pikë qendrore për mbulimin e shteteve të tjera baltike në fushat politike, ekonomike, kulturore, konsullore dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”, thonë nga MPJTJ.

Nga kjo Ministri shtojnë se Republika e Lituanisë është ndër anëtarët më aktivë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në fushën e politikave të sigurisë dhe politikës së zgjerimit të Unionit, si dhe një vend që mbështet vazhdimisht procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Marrëdhëniet e ngushta, të sinqerta dhe të partneritetit midis dy vendeve konfirmohen edhe nga vendimi i palës lituaneze, në nëntor 2023, për të hapur një Zyrë në Shkup.

Me këtë vendim, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Varshavë pushon së qeni një mision diplomatik dhe konsullor kompetent për Republikën e Lituanisë në bazë jorezidentësh”, thonë nga MPJTJ.

MARKETING