Sulm vetëvrasës në Pakistan, 9 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Sulm vetëvrasës në Pakistan, 9 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një sulm vetëvrasës ndaj një institucioni të sigurisë në Pakistan vrau një civil dhe të paktën tetë anëtarë të personelit të sigurisë konfirmoi sot për Anadolu policia lokale.

Sulmi ndodhi në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa.

Si pasojë e sulmit 35 persona të tjerë të personelit të sigurisë u plagosën, tha policia në lidhje me incidentin, i cili ndodhi të enjten në mbrëmje kur një automjet i mbushur me eksplozivë u përpoq të hynte në një kamp skautësh në distriktin Bajaur në kufi me Afganistanin.

Porta dhe muret përreth kampit të skautëve u dëmtuan.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri më tani.

MARKETING