(VIDEO) Mashtrimet për dënimet në trafik, MPB u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm

(VIDEO) Mashtrimet për dënimet në trafik, MPB u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm

Ministria e Punëve të Brendshme, ka paralajmëruar se ditëve të fundit është vërejtur një rast i shpeshtë ku disa persona të panjohur përmes një numri të huaj telefonik u dërgojnë mesazhe qytetarëve të RMV-së për një shkelje të supozuar në komunikacion dhe kërkojnë pagesë me kartelë bankare në një faqe të rreme të internetit. Nga ana tjetër, Sektori për krim kompjuterik pranë MPB-së u bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve juridike të mos hapin linqe apo dokumente të dyshimta të bashkëngjitura në mesazhe që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të njohur.

MARKETING

Description of image

TABELË: MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Mashtrimi realizohet në atë mënyrë që, pasi qytetarët të klikojnë në linkun e dërguar në mesazh, ai i çon në një faqe të rreme të MPB-së ku kërkohet të vendoset targa e automjetit, e më pas hapet një dritare tjetër ku paraqitet një shkelje e regjistruar dhe kërkohet pagesë prej 1500 denarësh”.

MPB bën thirrje tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos u besojnë mesazheve që vijnë nga faqe jozyrtare të Ministrisë,  të mos japin të dhënat personale apo të dhënat e kartës së tyre bankare, pasi ato mund të keqpërdoren./SHENJA/

MARKETING