(VIDEO) Riorganizimi i institucioneve të kulturës, Lutkov: Qëllimi është rikthimi i funksionalitetit

(VIDEO) Riorganizimi i institucioneve të kulturës, Lutkov: Qëllimi është rikthimi i funksionalitetit
Zoran Lutkov në TV SHENJA

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, në emisionin “Impakt” në TV Shenja deklaroi se Ministria ka realizuar një analizë funksionale të 72 institucioneve kulturore shtetërore para hartimit të strategjisë së re për kulturë dhe procesit të riorganizimit. Sipas tij, rezultatet e analizës kanë treguar mungesë efikasiteti, gjë që ka shtyrë institucionin të nisë fazën e dytë – riorganizimin e tyre.

Ljutkov tha se qëllimi i këtij procesi është rikthimi i funksionalitetit dhe përmirësimi i punës së institucioneve. Ai akuzoi opozitën për keqinterpretim të strategjisë, duke theksuar se në opinion janë shpërndarë informacione të pasakta lidhur me “mbylljen” e institucioneve.

 ZORAN LJUTKOV – MINISTËR I KULTURËS DHE TURIZMIT 

Atë kunfuzion e krijuan partitë opozitare dhe deputetët opozitarë që dilnin në Kuvend dhe liferonin me disa tekste të cilët as nuk i kishin lexuar. Mendoj që ata as nuk e dijnë se çfarë do të thotë fjala optimizim apo ri-organizim.  Por, ata thonin se këto institucione po shkëputen, ndërpriten. Nuk është e vërtetë.

Ai u ndal veçanërisht te reagimet lidhur me Ansamblin e Muzikës në Tetovë, për të cilin në opinion kishte dilema se mund të shuhet. Ministri siguroi se ansambli nuk do të mbyllet.

ZORAN LJUTKOV – MINISTËR I KULTURËS DHE TURIZMIT 

Dyshimet më të mëdha ishin tek Ansambli Shqiptar në Tetovë se i njëjti do të mbyllet, por, nuk është ashtu. Sepse në Tetovë janë numri më i madhë i institucioneve kulturore. Meqë kemi institucionin, Shtëpia e Kulturës, ne kërkuam që të gjitha institucionet që janë në sferën e Kulturës, këto të sapo formuarat të fuzinohen nën ombrellë të Shtëpisë së Kulturës që të ketë efikasitet më të madhë.  Nuk mbyllet asnjë institucion, thjeshtë, fuzionohet në një tjetër që është më i madhë.

Ndonëse strategjia nuk parasheh mbylljen kundër të njëjtës janë shprehur publikisht nga Ansambli Muzikorë në Tetovë të cilët janë edhe kundër fuzionimit dhe futjes së këtij institucioni nën ombrellë të Shtëpisë së Kulturës në Tetovë, për më tepër, drejtori Qamili edhe përmes TV Shenja ka kërkuar që Ministria e Kulturës tu mundësojë dhe të hap konkurs për punësimin e kuadrove të nevojshme.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING