Mickoski për rastin me TEC Negotinë: SHA EMV ka paralajmëruar ankesë, pres që ajo të kthehet për rishqyrtim
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret që Elektranat e Maqedonisë së Veriut të ankohen për vendimin që ndalon hetimin ndaj 13 personave dhe një kompanie, lidhur me blerjen e mazutit për TC Negotinë, që ka vlerë mbi 160 milionë euro.
Ai kërkon që rasti të rishikohet dhe të mos mbyllet. Mickoski tha se ka folur edhe me kryeprokurorin Nenad Saveski, i cili, sipas tij, nuk ka qenë i informuar për këtë vendim.
“Mua dje nuk më besohej kur dëgjova atë lajm. Isha i shokuar nga ajo që dëgjova. Kur ta marrë vendimin, do të parashtrojë ankesë, dhe pres që rasti të kthehet në rishikim dhe analizë. Nëse kjo nuk ndodhë, Prokuroria e humb kredibilitetin, mendoj Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, me këtë prokuror, e kemi komentuar, me Islam Abazin, dhe nuk kam shtesë se çfarë të them”, deklaroi Mickoski.
Mickoski u shpreh i habitur nga vendimi dhe tha se nëse rasti nuk rishikohet, Prokuroria mund të humbasë besueshmërinë.

