Tetë persona të vrarë në sulmet ajrore izraelite në jug të Bejrutit, përfshirë dy fëmijë
Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka bërë të ditur se tetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në sulme ajrore izraelite që goditën zonat në jug të kryeqytetit Bejrut, transmeton Anadolu.
Ministria libaneze tha se tre sulme ajrore izraelite goditën zonat bregdetare Barja, Jiyeh dhe Saadiyat përgjatë autostradës që lidh Bejrutin me Sidonin dhe Libanin jugor.
Që nga 2 marsi, sipas zyrtarëve libanezë, sulmet izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 2.840 persona, kanë plagosur mbi 8.690 dhe kanë zhvendosur më shumë se 1.6 milionë njerëz, rreth një e pesta e popullsisë.
Ushtria izraelite vazhdon sulmet e përditshme në Liban dhe shkëmbimet e zjarrit me grupin Hezbollah, pavarësisht një armëpushimi të shpallur më 17 prill dhe të zgjatur deri më 17 maj.

