Aliu për hantavirusin: Grup i ekspertëve po përgatit plan, në rast të krizës eventuale

Aliu për hantavirusin: Grup i ekspertëve po përgatit plan, në rast të krizës eventuale

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka folur lidhur me situatën e lidhur me hantavirusin, i cili është shfaqur në disa vende të botës, duke theksuar se autoritetet shëndetësore në vend janë në gatishmëri.

Ai njoftoi se është krijuar një grup ekspertësh nga institucione të ndryshme, i cili do të hartojë një plan veprimi në rast të përhapjes së mundshme të virusit në Maqedoninë e Veriut.

“Mendoj se e dini që për herë të parë ka strategji për menaxhim të krizave në sistemin shëndetësor, e cila ka kaluar nëpër të gjitha procedurat administrative. Gjithashtu, dje është krijuar një grup ekspertësh nga institucione të ndryshme, me qëllim hartimin e një plani se si duhet të veprojmë nëse përballemi me një situatë të tillë”, deklaroi ministri Azir Aliu.

MARKETING