Ljupço Nikollovski reagon pasi u thirr në polici: Po e mbulojnë paaftësinë e tyre me një rast të sajuar

Ljupço Nikollovski reagon pasi u thirr në polici: Po e mbulojnë paaftësinë e tyre me një rast të sajuar

Ljupço Nikollovski ka reaguar publikisht pas raportimeve në media se ai është thirrur në polici për një bisedë informative.

Në reagimin e tij, ai e ka mohuar çdo dyshim apo lidhje me ndonjë shkelje, duke e quajtur rastin të sajuar. Sipas tij, këto raportime janë pjesë e një përpjekjeje politike për të devijuar vëmendjen nga problemet reale me të cilat po përballet vendi.

Nikollovski ka kritikuar qeverinë aktuale, duke deklaruar se po përdor tema të tilla për të mbuluar, siç thotë ai, paaftësinë e saj për të menaxhuar sektorë të rëndësishëm, veçanërisht bujqësinë.

Ai ka përmendur se fermerët po përballen me vështirësi të shumta, duke përfshirë vonesa në pagesën e subvencioneve, çmime të ulëta të prodhimeve bujqësore dhe anulimin e disa thirrjeve për zhvillim rural. Sipas tij, këto probleme kanë krijuar pakënaqësi të madhe tek komuniteti i fermerëve.

Në vijim të reagimit, Nikollovski ka theksuar edhe disa nga arritjet e mëparshme gjatë angazhimit të tij në sektorin e bujqësisë, duke përmendur mbështetjen për qindra verari familjare dhe përmirësimin e kushteve për vreshtarët, të cilët, sipas tij, kanë pasur mundësi më të mira për të prodhuar dhe tregtuar verën e tyre me emër dhe etiketë të vetën.

Ai ka përfunduar duke thënë se, sipas tij, fokus duhet të jetë tek problemet e qytetarëve dhe jo tek krijimi i “rasteve të sajuara” që, siç pretendon, shërbejnë për qëllime politike.

MARKETING