Mot me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje shiu të rrëmbyeshme afatshkurtra
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Lokalisht do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme afatshkurtra dhe paraqitje të bubullimave të rralla.
Në pjesët perëndimore do të fryjë erë perëndimore, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë veriore, e cila herë pas here do të përforcohet.
Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga 5 deri në 11 gradë, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë midis 17 dhe 24 gradë.

