Aliu: Infermierët dhe akusherët janë themeli i sistemit shëndetësor

Aliu: Infermierët dhe akusherët janë themeli i sistemit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot në akademinë solemne të mbajtur në Tetovë, në organizim të Lidhjes së Shoqatave të Infermierëve, Teknikëve, Akusherëve dhe Infermierëve Stomatologjikë “Për ne”, tha se kjo javë është një kujtesë për rolin e madh që luajnë infermierët dhe mamitë në sistemin shëndetësor dhe në shoqëri në tërësi.

“Kjo javë është një kujtesë për rolin e jashtëzakonshëm që infermierët dhe akusherët kanë në sistemin shëndetësor dhe në shoqëri në tërësi. Profesioni juaj nuk është vetëm punë, por kujdes i përditshëm, përkushtim, humanizëm dhe mbështetje për pacientët dhe familjet e tyre. Ju jeni shtylla e kujdesit shëndetësor.

Pa profesionalizmin, sakrificën dhe qasjen tuaj njerëzore, është e pamundur të imagjinohet një sistem shëndetësor cilësor – nga parandalimi dhe diagnostikimi, deri te trajtimi, rehabilitimi dhe kujdesi”, theksoi ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në akademinë solemne në Tetovë, të organizuar nga Unioni i Shoqatave të Infermierëve, Teknikëve, Akusherëve dhe Infermiereve Stomatologjike “Për Ne”.

Në fjalimin e tij, ai theksoi edhe angazhimin për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të punës, zhvillimin profesional dhe forcimin e stafit në institucionet publike shëndetësore.

MARKETING