Shefi suedez i mbrojtjes paralajmëron se Rusia mund të testojë gatishmërinë e NATO-s në të ardhmen

Shefi suedez i mbrojtjes paralajmëron se Rusia mund të testojë gatishmërinë e NATO-s në të ardhmen

Shefi i Mbrojtjes i Suedisë, Michael Claesson, ka paralajmëruar se Rusia mund të testojë gatishmërinë e NATO në të ardhmen dhe se situata e sigurisë në rajonin e Detit Baltik mund të përkeqësohet, transmeton Anadolu.

Duke folur në një intervistë për transmetuesin suedez SVT, Claesson përsëriti paralajmërimin e tij të fundit se Rusia mund të kërkojë të sfidojë NATO-n duke sulmuar diku në rajonin e Detit Baltik.

Ai tha se Moska mund të jetë duke u përpjekur të testojë nëse të gjithë anëtarët e NATO-s do të vinin në mbrojtje të një aleati të sulmuar dhe çfarë ndasish mund të nxirrte në pah një skenar i tillë brenda aleancës.

“Ata e dinë se e gjithë bota perëndimore po përgatitet. Atëherë unë pyes veten, pse do të pritej për të shfrytëzuar dobësitë e perceptuara,” tha Claesson.

Shefi ushtarak suedez tha se një operacion i tillë mund të kryhet në shkallë të kufizuar pa kërkuar që Rusia të zhvendosë trupat që aktualisht luftojnë në Ukrainë.

Claesson gjithashtu paralajmëroi se situata e sigurisë në rajonin e Detit Baltik pritet të përkeqësohet në vitet e ardhshme për shkak të aktivitetit në rritje të “flotës hije” të Rusisë.

“Fakti që po shohim më shumë aktivitete shoqëruese dhe se siguria rreth flotës hije po forcohet, natyrisht që sjell rreziqe për përshkallëzim”, tha ai.

Ai u bëri thirrje Suedisë dhe vendeve fqinje të vazhdojnë të rrisin gatishmërinë e tyre mes tensioneve në rritje rajonale.

MARKETING