(VIDEO) Kasami dhe Mexhiti bashkëkryetar të VLEN-it

(VIDEO) Kasami dhe Mexhiti bashkëkryetar të VLEN-it

Koalicioni VLEN i përbërë nga 5 parti politike edhe zyrtarisht u shkri në një subjekt të vetëm politik, me modelin e bashkëkryetarëve, të Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit. Kongresi i VLEN-it, bashkoi përfaqësues politik e simpatizantë, por kishte edhe prej atyre që mungonin. Kongresit ju bashkua edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe përfaqësues nga ASH-ja e Ziadin Selës dhe përfaqësues të partisë ZNAM. Ndërsa,  krahas mungesës së Fatmir Limanit dhe Arben Fetait, mungoi edhe deputeti Ilir Demiri.

Në deklaratën pas Kongresit, njëri nga kryetarët e VLEN Bilall Kasami tha se do të punojnë që VLEN të jetë një organizatë serioze politike, që do të ndryshoj mendësinë politike.

Sinkron: Bilall Kasami, VLEN   04:31     (Time code prej te livestream-i Shenjes)

“Një përfaqësim i cili do të jetë më ndryshe, një përfaqësim i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve për të ndërruar perceptimin për politikën. Politika është që t’u shërbejë qytetarëve, jo të zhvat shtetin dhe të rëndoj jetën e qytetarëve”.

E kryetari tjetër Izet Mexhiti pranoi se kanë pasur mendime të ndryshme rreth modelit që duhej ta zgjidhnin, por në fund thotë se kanë vendosur për modelin me bashkëkryetarë.

Izet Mexhiti, VLEN  

“Ky nuk ka qenë modeli i vetëm. Kemi shtruar shumë argumente pro dhe kundër dhe në fund bashkërisht kemi ardhur në përfundim se modeli më i qëlluar ështe modeli me bashkëkryetarë. Kështu që nuk është model i imponuar, por model i absorbuar i të gjitha subjekteve brenda VLEN-it”.

E të gjithë vëmendjen e Kongresit, e mori pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit. Në fjalën e tij përsëhendetëse u shpreh se ky është një moment me peshë të veçantë politike dhe shoqërore, e cila ndodh rrallë.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

“Jemi mësuar që në politikë shumë shpesh të shohim ndarje e përçarje e coptime të subjekteve politike, prandaj është shumë më e rrallë dhe shumë domethënëse kur disa subjekte të ndryshme arrijnë të gjejnë vullnetin, vizionin dhe pjekurinë për t’u bashkuar në një trup të vetëm politik.

E pranishme në Kongres ishte edhe kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani, e nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Luçiano Boçi.

Nënkryetarë të partisë VLEN u zgjodhën Mimoza Musa dhe Bekim Qoku, ndërsa sekretar gjenenerall Bekim Sali.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING