Bekim Qoku: VLEN-i na mësoi të ecim bashkë

Bekim Qoku: VLEN-i na mësoi të ecim bashkë

Bekim Qoku, gjatë fjalimit të tij në kongresin e VLEN, deklaroi se rruga që nga formimi i LEN-it deri te organizimi i kongresit të VLEN-it ka qenë një proces i rëndësishëm bashkimi dhe maturimi politik, raporton SHENJA.

Ai tha se VLEN-i lindi si përgjigje ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, duke arritur — sipas tij — të kapërcejë paragjykimet, ndasitë dhe skepticizmin përmes përkushtimit dhe vetmohimit të anëtarëve.

“Vleni është pikërisht si përgjigje e këtij realiteti. E lexoj drejtë kërkesën dhe nevojën e popullit dhe qytetarëve dhe me shumë vetmohim arriti ta tejkalojë paragjykimet ndasitë dhe skepticizmin. Rruga nga ngjizja e LEN-it këtu në kongresin e VLEN-it na bëri mirë. Na mësoi të ecim bashkë. 9 maji i para dy viteve ishte kur festuam fitorën e parë të VLEN-it. Ata natë numëruam mbi 107 mijë vota shqitpare”, deklaroi Qoku. /SHENJA/

MARKETING