Albin Kurti: Bashkimi i VLEN është arritja më e madhe politike
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit në kongresin e VLEN, tha se bashkimi i partive në këtë koalicion është një hap i rëndësishëm politik dhe shoqëror.
Ai theksoi se në politikë shpesh ka ndarje dhe përçarje, prandaj bashkimi i disa subjekteve në një forcë të vetme është një zhvillim pozitiv.
Kurti foli edhe për Ditën e Evropës, duke thënë se Unioni Europian është ndërtuar mbi vlerat e paqes, demokracisë dhe antifashizmit.
Ai përmendi edhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. duke thënë se sistemi “one stop shop” ka lehtësuar kalimin e qytetarëve në kufi. Kurti njoftoi gjithashtu se së shpejti do të fillojnë punimet për rrugën Bllacë–Shkup dhe se janë ndarë mjete për projektin Prizren–Tetovë. /SHENJA/

