(VIDEO) Teatri Shqiptar përpiqet t’i afrojë të rinjtë me shfaqje moderne

(VIDEO) Teatri Shqiptar përpiqet t’i afrojë të rinjtë me shfaqje moderne

 

Teatri mbetet një nga format më të vjetra dhe më të rëndësishme të artit skenik, por në ditët e sotme, frekuentimi i tij nga të rinjtë po shihet gjithnjë e më shumë si një sfidë. Në një kohë kur teknologjia dhe rrjetet sociale dominojnë përditshmërinë e tyre, interesi për shfaqjet teatrale duket se po zbehet. Në lidhje me këtë, drejtori i teatrit shqipëtar Ismet Ramadani thekson se po perpiqen vazhdimisht t’i afrohet publikut te ri përmes përmbajtjeve më bashkëkohore dhe temave që prekin realitetin e tyre.

Ramadani thekson se pikërisht kohët e fundit është rritur interesi i të rinjve për teatrin, sidomos kur u ofrohen shfaqje dhe tema që u përshtaten atyre. Ai thekson se teatri po përpiqet të komunikojë më shumë me të rinjtë përmes vizitave në shkolla, anketave dhe organizimit të shfaqjeve të dedikuara për nxënësit dhe studentët. Sipas tij, ka shfaqje që trajtojnë tema si bullizmi apo komeditë që ndihmojnë të rinjtë të shkëputen nga rrjetet sociale dhe të mendojnë më lirshëm. Ai shton se edhe pjesëmarrja e aktorëve të njohur rrit interesin e publikut.

Ismet Ramadani, drejtori i teatrit shqipëtar

Unë mendoj se sidomos kohëve të fundit ka ritje të shikueshmërisë nga të rrinjët, janë të interesuar, normalisht nëse atyre u servohen shfaqje dhe tema të cilat ata i pëlqejnë dhe dëshirojnë ti shohin. Unë mendoj që aktrimi si aktrim ndoshta duhet të mendohet në të ardhmen të futet edhe në lëndë mësimore. Ka ndikuar edhe ajo që neve në ansamblin tonë kemi edhe aktorë të njohur të cilët luajnë role edhe në seriale të ndryshme dhe publiku vjen që edhe ti shohë posaqërisht edhe ata. Ajo që duhet të ndikojë më shumë është teatri. Teatri duhet të sjellë, të kultivon këtë publikë dhe të edukon. Do ti kisha ftuar të rrinjtë sa më shumë të vijnë sepse kemi shfaqje interesante për ta dhe mundësia për ta gjithmonë do të jetë, dyert e hapura do ti kemi”.

Ndërkohë, të rinjtë dhe studentët kanë mendime të ndryshme për sa i përket ndjekjes së shfaqjeve teatrale. Disa prej tyre thonë se e vizitojnë teatrin herë pas here dhe e vlerësojnë atmosferën e tij unike, ndërsa te tjerë nuk e shohin të dobishëm dhe të kapshëm.

Student

Nuk është se nuk shkoj në teatër, përkundrazi e respektoj shumë atë kulturë. Mendoj se nuk i kushtohet mjaftueshëm rëndësi asaj teme dhe nuk vihet mjaftueshëm theksi në atë pjesë të kulturës sonë, konkretisht te të gjitha ato shfaqje.\ Por kohëve të fundit kam shkuar më pak, sepse sinqerisht nuk kam gjetur diçka që më tërheq mua ta vizitoj. Mendoj se patjetër duhet të vihet më shumë theks në atë pjesë të kulturës sonë, absolutisht.”

STUDENTE

Jam duke përfundu masterin por po e kam kryer fakultetit e aktrimit dhe tash jam aktore e punsuar në teatrin shqiptarë për fëmij dhe të rinjë/mendoj që është më mirë të miremi me shfaqe sociale ku I prekim disa tema të cilat nuk fliten mjaftueshëm nëpër vende tjera, nëpër shkolla, mungesa e komunikimit me prindërit, mendoj që është më mirë të miret teatri me tema më sociale, më të përafërta me të rinjët/ju kisha thënë njerëzve që sa mashum me vizitu teatrin edhe besoj që shumë pyetje të cilat ata i kanë, do t’i marrin përgjigjet e atyre pyetjeve përmes teatrit.”

STUDENT

Gjithmonë këtu në teatrin shqipëtarë, kur ka premiera shkoj. Për ndaj të rinjëve besoj që duhet me pas sa ma shum tema aktuale që t’i nxisin të rinjët që t’i vizitojnë, të shkojnë domethënë në teatër për të parë shfaqe besoj që kjo është/unë kam pasur, endërr prej si fëmij edhe kam bërë disa shfaqe shumë të vogla në shkollë fillore dhe prej atëher e kam pasur/besoj që duhet t’i vizitojnë teatrin para se të bëjnë, ndonjë kritikë për atë, gjithmonë ka pasur kritika ato njerëz që nuk kanë shkuar në shfaqe dhe për atë kanë bërë kritika besoj që duhet me ardh në shfaqe edhe me pa se është shumë mirë me ardhë në shfaqe.”

Kujtojmë se në Teatrin Shqiptar të Shkupit së fundmi u dha premiera e shfaqjes “Përtej hekurave”, ndërkaq drejtori i teatrit paralajmëroi se, shfaqja më e re në teatrin shqipëtar do të jetë “Zotëriu i Parë” me regji të Fatos Berishës, për të cilën besohet që do të jetë një komedi e madhe që do të argëtoj publikun e gjërë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING