Filipçe: Mickoski po bllokon të ardhmen evropiane të vendit
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski se po mban shtetin të izoluar, derisa vendet e rajon përparojnë në procesin eurointegrues. Ai theksoi se Mickoski gjatë periudhës parazgjedhore kishte premtuar anulimin e Marrëveshjes së Prespës, rikthimin e emrit të vjetër kushtetues dhe prishjen e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, por se kjo nuk ka ndodhur pas marrjes së pushtetit.
Sipas tij, bllokimi i perspektivës evropiane të shtetit bëhet për shkak të frikës nga mekanizmat evropianë të kontrollit dhe përgjegjësisë.
Venko Filipçe, Lider i LSDM-së
“Arsyeja e vetme pse VMRO-GOK dhe Mickoski e bllokojnë të ardhmen evropiane është frika nga përgjegjësia, kontrolli evropian dhe prokuroria evropiane. Këta njerëz nuk duan të ecin përpara drejt Evropës, nuk duan kontroll evropian mbi sistemin. Ata duan të vazhdojnë të vjedhin paratë e popullit përmes tenderëve të kurdisur. Kjo është thelbi”.

