Mickoski: Evropa është rruga jonë e vetme

Mickoski: Evropa është rruga jonë e vetme

Kryeministri Hristijan Mickoski, në ceremoninë për 9 Majin – Ditën e Fitores mbi Fashizmin dhe Ditën e Evropës, tha se populli maqedonas së bashku me shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët dhe boshnjakët ishin në anën e duhur të historisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai u shpreh se lufta e brezave të asaj kohe nuk ishte vetëm kundër pushtimit, por edhe për liri, gjuhë, identitet dhe të ardhme më të mirë. Sipas tij, liria është rezultat i sakrificës dhe përgjegjësisë, dhe jo një dhuratë.

Mickoski theksoi gjithashtu se nuk duhet të relativizohet e vërteta historike për luftën antifashiste dhe se ai nuk do të heshtë për këtë çështje.

Në pjesën për integrimin evropian, ai përsëriti se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet qëllim strategjik i vendit, por shtoi se procesi ka qenë i vështirë dhe me shumë pengesa gjatë viteve.

MARKETING