Mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende do të ketë procese më intensive me shi të rrëmbyeshëm më të bollshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 18 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore. Temperatura minimale do të bjerë në 12, ndërsa maksimale do të arrijë 21 gradë.

