(VIDEO) Konferencë shkencore për besimet dhe bestitnytë ndërshqiptare
Besimet dhe bestytnitë që kanë shoqëruar shqiptarët ndër breza ishin në fokus të konferencës me temë “Besimet dhe bestytnitë ndërshqiptare”, e organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve. Përmes diskutimeve dhe punimeve shkencore, pjesëmarrësit trajtuan mënyrën se si besimet dhe bestytnitë kanë qenë pjesë e jetës së shqiptarëve ndër vite, por edhe ndikimin që ato vazhdojnë të kenë edhe sot në shoqëri. Etnologu Rini Useini sqaroi se shumë prej besimeve dhe bestytnive popullore vazhdojnë të ruhen edhe sot, duke mbetur të ndërthurura me jetën dhe kulturën e përditshme të njerëzve.
Rini Useini
“Konferenca, ka të bëjë pikërisht me atë se si njerëzit kanë jetuar me ide për besime dhe se si kanë besuar psh për gurin, kanë besuar në dru kanë besuar në gjëra dmth primitive, kanë bestytni, ende jemi njerëz bestyt sepse njerëzit gjithmonë dmth psikologjia e tillë lidhet gjithmonë me atë se ne gjithmonë mendojmë se do bëjmë mirë diçka, nëse bëjmë diçka. Diku ndoshta kemi besime monoteiste, janë shumë gjëra të cilat njerëzit ende e shprehin, sikurse janë mësyshi, ose lugati”.
Ai theksoi se përmes kësaj konference synohet të evidentohet ndërlidhja mes besimeve të së kaluarës dhe mënyrës se si ato vazhdojnë të ndikojnë edhe sot në jetën e njerëzve. Ai u shpreh se qëllimi kryesor i konferencës është të dokumentojë dhe të analizojë besimet dhe bestytnitë e së kaluarës, duke nxjerrë në pah lidhjen e tyre me realitetin dhe mendësinë e sotme.
Në kuadër të konferencës u ndanë edhe mirënjohje për studiues të shquar që kanë kontribuar në ruajtjen dhe studimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Anida Murati /SHENJA/

