(VIDEO) 12 vjet burg për Jovanovskin pas tragjedisë së Ivanës dhe Katjës

(VIDEO) 12 vjet burg për Jovanovskin pas tragjedisë së Ivanës dhe Katjës

U shpall fajtor dhe u dënua me dënim maksimal prej 12 vitesh Stojançe Jovanovski, i cili akuzohet se e ka rrahur dhe trajtuar në mënyrë mizore gruan e tij Ivana Stojanoska dhe e ka detyruar atë të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni me vajzën e tyre Katja më 2 mars të këtij viti.

Gjykatësi Ivica Stefanovski deklaroi se i akuzuari është fajtor fillimisht se i ka shkaktuar gruas së tij lëndime trupore gjatë dhunës, pasi më 2 mars e ka rrahur atë në disa lokacione, duke e goditur disa herë me shuplaka para dëshmitarit Martin Sazdov, duke e goditur me grushta dhe në veturën e dëshmitarët e ka kapur për fyti për ta ngulfatur, pas çka ajo e kishte humbur vetëdijen dhe kishte marrë shenja të mavijojes në fytyrë. Dhunë fizike dhe psikologjike ka ushtruar ndaj saj edhe para Gjykatës Penale në Shkup.

Sipas gjykatësit, Jovanovski është fajtor edhe për veprën “Rrezikim i sigurisë”, gjegjësisht sepse ai e ka krcënuar me jetë, e ka rrahur para vajzës së tyre 6 vjeçare e cila në disa raste zbathur pa çorape kishte kërkuar ndihmë nga fqinjët duke bërtitur “Babi do ta vras nënën”.

Për veprën penale “Lëndime Trupor”, Stojançe mori dënimin maksimal prej 5 vitesh, për “Rrezikim të Sigurisë” dënimin maksimal prej 3 vitesh dhe për “Nxitje të Vetëvrasjes dhe Ndihmë në Vetëvrasje” dënimin maksimal prej 5 vitesh, ose një dënim total prej 12 vitesh burgim.

Me propozim të prokurores Adela Bojçeviq, gjykatësi solli vendim për vazhdimin e paraburgimit dersa vendimi të bëhet i plotëfuqishëm.

Stojançe Jovanovski që nga diita e parë në gjyq ka qenë vetëm dhe i tillë ishte edhe në seancën e sotme kur u shpall vendimi.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING