(VIDEO) Mickoski: Muajin e ardhshëm rikonstruimi i Qeverisë

(VIDEO) Mickoski: Muajin e ardhshëm rikonstruimi i Qeverisë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk përjashton mundësinë që me riorganizimin e ri të pushtetit që paralajmërohet të bëhet në qershor, të bashkohet edhe ndonjë parti tjetër politike.

Sinkron: Hristijan Mickoski, kryeministër

“Gjithëçka është e mundur”.

Kryeministri thotë se janë në përfundim të riorganizimit të brendshëm të partisë, ndërsa muajin që vjen do të vijojnë harmonizimin e qëndrimeve me përfaqësuesit e partive të tjera të koalicionit.

Sinkron: Hristijan Mickoski, kryeministër

“Jemi në përfundim të riorganizimeve të brendshme partiake. Pres që ta kryejmë këtë muaj dhe në qershor të përkushtohemi në harmonizimin e qëndrimeve për atë se si do të duket Qeveria”.

I pyetur se a kanë ndonjë emër nga koalicioni qeverisës që nuk i ka plotësuar  pritshmëritë e tij, ai u shpreh se ende nuk kanë bërë analiza të thella, por ai dhe kabineti i tij i kanë disa indikacione, megjithatë detajet i le t’i shpalos në muajin qershor.

Ndërkohë, i pyetur për deklaratën e ministrit të Politikës Sociale Fatmir Limani të dhënë një ditë më parë se i ka ndarë me kohë punët me VLEN-in, kryeministri u përgjigj që kjo pytje duhet adresuar te VLEN-i.

Sinkron: Hristijan Mickoski, kryeministër

“Këtë pyetje duhet të ja parashtroni udhëheqësisë së VLEN-it, e cila mendoj se do të vazhdoj të jetë pjesë e Qeverisë, sepse për ne ata janë partner strategjik në korrniza të Qeverisë. Kështu që mendoj se kjo pyetje mendoj se duhet ta adresoni atje”.

Pasi lideri i partisë së Limanit, Bilall Kasami kishte shprehur haptas pakënaqësi nga angazhimi i tij si ministër, kryeministri Hristijan Mickoski i pati dalë në mbrojtje ministrit Limani dhe pati thënë se ai është kreu i ekzekutivit dhe vendimet i merr vetëm ai.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING