Vardari pranë titullit, mposht Bashkimin në transfertë
Vardari ka bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion, pasi sot fitoi 2:0 në transfertë ndaj Bashkimit, në ndeshjen e xhiros së 30-të në elitë, raporton SHENJA. Me këtë fitore, skuadra nga Shkupi është shumë pranë trofeut, pasi në tre xhirot e mbetura i mjafton vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampione e re. Golat e fitores për Vardarin u realizuan nga Zakariq dhe Nikollov, të cilët siguruan tri pikët në një ndeshje të rëndësishme për objektivat sezonalë.
Në takimin tjetër të ditës, Rabotniçki dhe Pelisteri u ndanë në barazim spektakolar 3:3. Xhiroja e 30-të përfundon të dielën me përballjet: Struga – Brera Strumica dhe Tikveshi – Arsimi. /SHENJA/

