Në Gjermani vandalizohet një xhami, lihet një kokë derri në hyrje
Muri i një xhamie në qytetin Memmingen të Gjermanisë është dëmtuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa mbi gjysmëhënën në hyrje u vendos një kokë derri dhe hyrja e xhamisë u përlye me gjak, transmeton Anadolu.
Lidhur me sulmin ndaj Unionit Turko-Islam për Çështjet Fetare (DITIB) në Memmingen, policia gjermane njoftoi se është hapur hetim për rastin.
Policia tha se rreth orës 04:30 me kohën lokale, muri prej mermeri rreth 1.5 metra i lartë, në majë të të cilit ndodhej një gjysmëhënë, u vandalizua.
Thuhet se personat e paidentifikuar me gjasë hodhën tullumbace të mbushura me gjak kafshësh drejt derës hyrëse dhe vendosën një kokë derri mbi simbolin e gjysmëhënës. Pas sulmit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

