Ndalohet një 44-vjeçar nga Prilepi, dyshohet për mashtrim prej mbi 88.000 euro, premtonte rrejshëm trajtim jashtë shtetit

Ndalohet një 44-vjeçar nga Prilepi, dyshohet për mashtrim prej mbi 88.000 euro, premtonte rrejshëm trajtim jashtë shtetit

Një 44-vjeçar nga Prilepi është ndaluar nën dyshimet për mashtrim në vlerë prej mbi 88 mijë eurosh, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

MARKETING

Description of image

Sipas policisë, dje (30.04.2026), në Pikën Kufitare Tabanoc është privuar nga liria personi me inicialet B.K. (44). Arrestimi erdhi pas hetimeve të zhvilluara nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, në koordinim me SPB Strumicë – Njësia Policore në Vallandovë.
Nga të dhënat paraprake, i dyshuari në periudhën nga korriku deri në nëntor të vitit 2025 ka mashtruar një banor të Vallandovës, duke i premtuar në mënyrë të rreme organizimin e trajtimit mjekësor jashtë shtetit për bashkëshorten e tij.

Duke u bazuar në këto pretendime, viktima në disa raste ka paguar gjithsej rreth 88.300 euro (mbi 5.5 milionë denarë). Sipas informacioneve, bashkëshortja e të dëmtuarit ndërkohë kishte ndërruar jetë.

I dyshuari është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli, ku ndaj tij është caktuar masë kujdesi.

MPB njoftoi se hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.

MARKETING