Privohet nga liria 58 vjeçari nga Shkupi, dyshohet se e ka përdhunuar një 13 vjeçare

Privohet nga liria 58 vjeçari nga Shkupi, dyshohet se e ka përdhunuar një 13 vjeçare

Një 58-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të përdhunimit ndaj një të miture 13-vjeçare.

Sipas Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, rasti është raportuar nga SPB Shkup, e cila ka ngritur kallëzim penal ndaj personit me iniciale J.M. (58) nga Shkupi, për veprën penale “përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeç”, e paraparë në Kodin Penal.

Sipas njoftimit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 15.04.2026 në Shkup, ku i dyshuari, përveç veprës së pretenduar, ka fotografuar viktimën.

Autoritetet bëjnë të ditur se i dyshuari është privuar nga liria, ndërsa gjatë veprimeve hetimore i janë sekuestruar një telefon mobil dhe një automjet i markës “Mercedes”.

Nga gjykata kompetente i është caktuar masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

MARKETING