A i ka kthyer përgjigje faktori ndërkombëtar letrave të Ali Ahmetit? Përgjigjet Arifi

A i ka kthyer përgjigje faktori ndërkombëtar letrave të Ali Ahmetit? Përgjigjet Arifi

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, i pyetur nëse lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë përgjigje nga letrat e dërguara tek faktori ndërkombëtar, Arifi tha se nuk ka informacion konkret për këtë çështje, duke theksuar se Ahmeti ka qenë i angazhuar në Tiranë në Samitin e Diasporës.

Megjithatë, ai nënvizoi se BDI dhe AKI janë të shqetësuara për proceset politike në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në lidhje me eurointegrimet, zhvillimin ekonomik, reformat në decentralizim dhe, siç tha ai, cenimin e të drejtave të shqiptarëve në vend.

Arifi theksoi se, sipas vlerësimit të tyre, shqiptarët janë shtetformues dhe duhet të trajtohen të barabartë me të gjitha komunitetet e tjera. Ai shtoi se për shkak të situatës në terren dhe në ekzekutiv, kryesia e partisë e ka obliguar Ahmetin që t’u drejtohet ambasadave ndërkombëtare, të cilat i cilësoi si garantuese të Marrëveshjes së Ohrit.

“BDI dhe AKI është e shqetësuar me proceset politike që ndodhin në RMV, sidomos me eurointegrimet, me zhvillimin e konomik të shtetit, me reformat në decentralizim dhe ajo që është më e rëndësishme çrrënjosja e të drejtave të shqiptarëve në RMV, si shqiptar, të cilët jemi shtet formues, si shumicë që jemi, të barabartë me të gjitha nacionalitetet e tjera dhe duke pasur parasysh këtë që e shohim në teren, këtë që e shohim në ekzekutiv, normal që kryesia jonë e ka obliguar liderin tonë, z. Ali ahmeti që t’u drejtohet të gjitha ambasadave kompetente, të cilët janë edhe garantues të MO-së dhe bashkërisht duhet ta luftojmë të keqe. Unë nuk kam informacion (për përgjigje), pasi kryetari ka qenë edhe i angazhuar në Tiranë në Samitin e Diasporës. Por, ajo që është me rëndësi se të gjitha ambasadat e shteteve të Unionit Evropian dhe ambasada e SHBA-së çdo ditë monitoron situatën politike në vend”, tha Arifi.

MARKETING