(VIDEO) Qytetarët në Maqedoni preferojnë spitalet shtetërore

(VIDEO) Qytetarët në Maqedoni preferojnë spitalet shtetërore

Edhe përkundër kritikave të shpeshta dhe pakënaqësive që qarkullojnë në opinion, shëndeti publik mbetet më i besueshmi për qytetarët.Shumica e qytetarëve shprehen të kënaqur me shërbimet mjekësore që marrin, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e mjekëve. Edhe pse në disa raste përballen me pritje gjatë kontrolleve, ata e konsiderojnë këtë si diçka të zakonshme dhe të pranueshme, duke pasur parasysh numrin e madh të pacientëve, shumica e qytetarëve shprehen të kënaqur nga shëndeti publik.

Po ashtu, një pjesë e madhe e qytetarëve vazhdojnë të preferojnë spitalet shtetërore, kryesisht për shkak të kostove më të ulëta dhe bindjes se shërbimet që ofrohen janë cilësore dhe të besueshme. Për shumë prej tyre, sistemi publik mbetet zgjedhja kryesore për kujdes shëndetësor.

SINKRON: QYTETARE MK (00:02-00:23)

“Po, po/zakonishtë vij me termin të caktuar këtu/në spital shtetëror, sepse është më lirë.”

SINKRON: QYTETAR (00:30-00:50)

“Jo fort/po presim tre orë, katër orë, pesë/mirë, mirë /met shtetit, po, po.”

Megjithatë, sfidat e pranishme si pritjet dhe fluksi i madh i pacientëve, qytetarët vazhdojnë të ruajnë një qëndrim pozitiv ndaj mjekëve.

SINKRON: QYTETAR MK (00:58-01:13)

“Po/rreth gjysmë ore/po, po janë të të mirë, gjithcka është mirë/në shtetëror.”

SINKRON: QYTETAR (01:20-01:43)

“Po mirë jemi të kënaqur/po nëse ka grumbull dicka presim pak më tepër/jo, jo nuk na ka ndodhur/met shtetit mashum/po.”

E gjitha kjo, tregon se, sistemi publik shëndetësor vazhdon të jetë një shtyllë e rëndësishme për gjithë qytetarët.

MARKETING