ASHMA reagon ndaj deklaratave të Filipçes për TV Alfa

ASHMA reagon ndaj deklaratave të Filipçes për TV Alfa

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratën e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, në të cilën u paraqitën akuza për varësi politike dhe financiare të televizionit Alfa.

Nga Agjencia theksojnë se etiketimi publik dhe përdorimi i mediave në përplasjet politike nuk përputhen me parimet demokratike dhe cenojnë lirinë e shprehjes. Sipas tyre, është e papranueshme që bartës të funksioneve publike të përdorin retorikë diskredituese, e cila mund të ndikojë në rritjen e polarizimit në hapësirën mediatike dhe të dëmtojë besimin e publikut ndaj mediave.

Institucioni nënvizon se çdo dyshim për parregullsi apo paligjshmëri në punën e mediave duhet të trajtohet përmes institucioneve kompetente, dhe jo përmes akuzave publike apo deklaratave politike.

Në të njëjtën kohë, Agjencia u bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të komunikojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive, duke shmangur deklaratat që mund të ushtrojnë presion mbi mediat ose të cenojnë besimin e publikut në to. /SHENJA/

MARKETING