Dimitrovska: Nuk jam fajtore, të njëjtin qëndrim mbajnë edhe të akuzuarit e tjerë
Ish-kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Tatjana Dimitrovska, para gjykatës deklaroi se nuk ndihet fajtore për akuzat për zbulim të sekretit zyrtar dhe falsifikim kompjuterik.
Në seancën e sotme, ajo theksoi se nuk ka kryer asnjë nga veprat që i vihen në barrë.
Përveç saj, në këtë rast janë të akuzuar edhe revizori Mile Stolevski dhe Biljana Petrovska-Manteva, të cilët gjithashtu deklaruan se nuk ndihen fajtorë.
Nga ana tjetër, Prokuroria vijoi me paraqitjen e provave materiale, të siguruara gjatë kontrolleve dhe nga sendet e sekuestruara.
Mbrojtja argumentoi se bëhet fjalë për informacione publike dhe kërkoi tërheqjen e aktakuzës.
Seanca e radhës për këtë rast është caktuar për 16 prill.

