Emini: Fitorja e Magyar nuk ndikon në vendin tonë, Gruevski nuk pritet të kthehet

Emini: Fitorja e Magyar nuk ndikon në vendin tonë, Gruevski nuk pritet të kthehet

MARKETING

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Nefail Emini, vlerëson se fitorja e Peter Magyar në zgjedhjet parlamentare në Hungari nuk pritet të ketë ndikim të madh në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në emisionin “Debat në SHENJA”, Emini theksoi se Hungaria, pavarësisht ndryshimeve politike të brendshme, nuk ka peshë të mjaftueshme diplomatike, ekonomike apo ushtarake për të ndikuar ndjeshëm në zhvillimet e rajonit.

“Nuk besoj që do të ketë një ndikim të madh, edhe për shkak se siç ceka më herët, Orban ka qenë një nacionalist i cila ka dashur të rikthejë pëlqimin e mëhershëm të perandorise austro-hungareze. Por sot, fatkeqësisht apo famirësisht, Hungaria nuk është një shtet aq i fuqishëm as në aspektin diplomatik, as në aspektin ekonomik por as në apsktin ushtarak që të mund të ndikojë në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë gadishullin ballkanik, deklaroi Emini.

Ai shtoi gjithashtu se nuk pret rikthimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në vend, duke theksuar se ai vazhdon të ketë azil politik në Hungari.

“Sa i përket rikthimit të ish-kryeministrit unë nuk pres që të kemi një diçka të tillë, për shkak se ai ka marrë një azil politik dhe nuk mund të harrojmë që Hungaria është një nga shtetet më të vjetra në Europë, dhe shtetet e vjetra kanë një vazhdimësi politike, dhe nuk mund e gjitha politika e tyre jashtme dhe e brendshme të ndryshojë radikalisht me ardhjen apo largimin të një njeriu”, deklaroi Emini. /SHENJA/

MARKETING