Shkëndija e fiton Shkupin, Struga humb nga Tikveshi

Shkëndija e fiton Shkupin, Struga humb nga Tikveshi

MARKETING

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka vazhduar sot me ndeshjet e xhiros së 27-të në program. Shkëndija e Tetovës ka regjistruar fitore të thellë ndaj Shkupit me rezultat 6:0. Golat për triumfin e skuadrës së udhëhequr nga Jeton Beqiri i shënuan Meliqi, Ibraimi dhe Latifi, që të tre gjetën rrjetën nga dy herë në këtë përballje për gjashtë gola ndaj skuadrës nga Çairi.

Ndërkohë, Struga ka befasuar duke u mundur në shtëpi nga Tikveshi me shifrat 2:1. Xhiroja e 27-të do të mbyllet nesër me dy ndeshje tjera në program, aty ku Arsimi do të pret Pelisterin nga ora 13:00, ndërsa dhe Brera takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin nga ora 15:30. /SHENJA/

MARKETING