(VIDEO) Arrestohet kontrabanduesi i cili u aksidentuar me gjashtë migrantë në veturë

(VIDEO) Arrestohet kontrabanduesi i cili u aksidentuar me gjashtë migrantë në veturë

MARKETING

Zyrtarët policorë nga Qendra Rajonale për Punë Kufitare në vendkalimin jugor kanë arrestuar një 43-vjeçar me iniciale I.D. nga Gjevgjelia, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “kontrabandim i migrantëve”.

MARKETING

Sample Image

Siç informoi Ministria e Brendshme, drejtuesi i automjetit me targa të huaja që po kontrabandonte migrantët, është përfshirë në një aksident rrugor, si pasojë e të cilit një nga udhëtarët është lënduar rëndë.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Më 11 prill 2026 rreth orës 21:20, në rrugën rajonale Bogdancë – Gjevgjeli, në lokalitetin “Ura e Larme”, një automjet pasagjerësh “Volkswagen” me targa bullgare, i drejtuar nga I.D., ka dalë jashtë rrugës. Pas aksidentit, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas masave të ndërmarra nga policia është gjetur dhe arrestuar”.

Nga MBP më tej kanë shtuar se, në vendin e aksidentit janë gjetur gjashtë migrantë të lënduar nga Egjipti. Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa pesë personat e tjerë, si dhe shoferi, kanë pësuar lëndime më të lehta.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria e Gjevgjelisë, ndërsa hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Departamenti për Punë të Brendshme Gjevgjeli.

Teuta Buçi /SHENJA/

 

MARKETING