VMRO kërkon sqarime nga Zaev dhe Filipçe për rastin “Daka”

VMRO kërkon sqarime nga Zaev dhe Filipçe për rastin “Daka”

MARKETING

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, ka drejtuar akuza ndaj ish-kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhe liderit aktual Venko Filipçe, duke kërkuar që ata të sqarojnë nëse është arritur ndonjë marrëveshje për përfitime përqindjeje nga shitja e banesave në Tetovë, në kuadër të rastit që lidhet me biznesmenin e njohur si “Daka”.

MARKETING

Sample Image

Sipas VMRO-DPMNE-së, ndryshimet në planin urbanistik të Tetovës në vitin 2020 kanë mundësuar realizimin e një projekti me vlerë rreth 200 milionë euro. Nga kjo parti pretendojnë se ekzistojnë dyshime për përfitime personale, si dhe përfshirje të mundshme në audio-incizime që aktualisht po qarkullojnë në publik.

“LSDM, Zaev dhe Filipçe duhet të përgjigjen nëse është rënë dakord për përqindje nga shitja e banesave, të cilat në atë kohë ishin vlerësuar në 200 milionë euro. Kur bëhet fjalë për krim dhe korrupsion, ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për përfitime personale. Prokuroria Publike duhet të hetojë këto dyshime”, deklaroi Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.

MARKETING