Mickoski: Pa veprim të BE-së, nuk ndryshon qëndrimi i Bullgarisë
MARKETING
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se pret ende mirënjohje ndërkobëtare për politikën konsistente të Qeverisë, siç është vendimi i Komitetit për të drejtat e njeriut pranë KB-së, i cili konfirmoi se Bullgaria e ka shkelur Kartën e bashkimit, por thekson se nuk beson se “mund të vijë deri në ndryshim të qëndrimit të fqiut tonë lindor, pa veprim të fuqishëm nga Brukseli dhe anëtarët më të mëdhenj të Bashkimit Evropian”.
MARKETING
Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri, tha se politika e Qeverisë tanimë dy vite është konsistente dhe praktikisht i argumenton pozitat e veta në skenën ndërkombëtare dhe “vendim pas vendimi vetëm po konfirmohen të gjitha ato teza dhe druarje, të cilat ne si Qeveri dhe politikanë i kemi pasur”, dhe thekson se “secili ai që mendon edhe ende beson se nëse ndryshohet Preambula e Kushtetutës, këtu përfundojnë sfidat dhe vuajtjet tona, gënjehet ose nuk e kupton politikën”, ose, thotë, “me vetëdije përfaqëson indin e butë të identitetit maqedonas dhe punon për interesat e hauja”.
I pyetur të komentojë vendimin e Komitetit për të drejtat e njeriut të KB-së, i cili konfirmoi se Bullgaria ka shkelur Kartën për bashkim dhe nëse ai beson se do të ketë ndonjë efekt, Mickoski tha se sigurisht se do të ketë një efekt, por nuk pret që të ketë efekt në politikat e politikanëve tek fqiu jonë lindor, veçanërisht jo tani, thotë ai, në këtë fushatë parazgjedhore.
“Vendim pas vendimi vetëm sa i konfirmon të gjitha ato teza dhe druarje që ne si qeveri dhe politikanë i kemi. Fatkeqësisht, në të kaluarën kemi pasur politikanë që kishin indet e buta të politikës së identitetit maqedonas dhe pranonin gjithçka, madje edhe nëse një fletë e bardhë u vihej në tavolinë për ta nënshkruar, për arsye të thjeshtë se mendonin me sy të ndyrë se në këtë mënyrë do të qëndronin më gjatë në qeveri dhe do të përdornin dhe gëzonin privilegjet që kanë paramenduar për veten e tyre”, tha Mickoski.
E dini, thotë Mickoski, kjo ishte një periudhë e krimit, e turpit, e tradhëtive, e shkatërrimit të gjithçka që ishte maqedonase.
“Po, politika e kësaj Qeveria tanimë dy vite është konsistente, praktikisht i argumenton pozitat e veta në skeën ndërkombëtare dhe çdo muaj ose çdo tre muaj, të marrim edhe nga një mirënjohje të re për të gjitha ato politika, të cilat i bëjmë”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri thotë se pret që në periudhën që vijhon të ketë ende vendime të tilla, por se nuk beson se mund të vijë deri në ndryshimin e qëndrimit të fqiut tonë lindor, pa veprim të fuqishëm të Brukselit dhe anëtarëve më të mëdhenj të Bashkimit Evropian.

