Trump: SHBA po ngarkon anijet luftarake me “armët më të mira” nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin
MARKETING
Presidenti i SHBA-së, Donald Trum, ka deklaruar se vendi i tij po ngarkon anijet luftarake me “armët më të mira të prodhuara ndonjëherë”, ndërsa delegacioni amerikan është nisur për në Pakistan për bisedime me Iranin, duke paralajmëruar përdorimin e forcës nëse nuk arrihet marrëveshje, transmeton Anadolu.
MARKETING
“Po kemi një rivendosje. Po ngarkojmë anijet me municionin më të mirë, armët më të mira që janë prodhuar ndonjëherë”, tha Trump në një intervistë për New York Post, duke shtuar se armët janë “madje më të mira se ato që kemi përdorur më parë”.
“Dhe nëse nuk kemi marrëveshje, do t’i përdorim dhe do t’i përdorim shumë efektivisht”, tha ai.
I pyetur nëse mendon se bisedimet do të jenë të suksesshme, Trump u përgjigj: “Do ta kuptojmë brenda rreth 24 orësh. Do ta dimë së shpejti”.
Deklaratat e Trumpit erdhën disa orë pasi zv/presidenti amerikan, JD Vance, tha se Washingtoni do të takohej me palën iraniane me “duar të hapura”, duke pritur që negociatat të jenë “pozitive”, ndërsa u nis nga Ëashingtoni për në Pakistan.
Vance shoqërohet nga i dërguari special Steve Witkoff dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, të cilët kanë qenë të përfshirë në raundet e mëparshme të bisedimeve indirekte me zyrtarë iranianë përpara se SHBA-ja dhe Izraeli të ndërmerrnin sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt.

